Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së, Alain Berset ka folur në lidhje me Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës.
Ai për Klan Kosova tha se ka qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare dhe u shpreh se u takon shteteve anëtare të vendosin, përcjell Klankosova.tv.
“Siç mund ta dini aplikimi i Kosovës tani ndodhet në tavolinën e Komitetit të Ministrave, ka një qëndrim pozitiv nga asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës ndërkaq tani u takon shteteve anëtare ta marrin këtë vendim”.
“Ne jemi duke pritur, pra edhe Komiteti i Ministrave ka pritur deri pas zgjedhjeve në Kosovë dhe tani është koha të mendohet për hapat e radhës. Më duhet ta përsëris sërish përgjegjësinë që kanë shtetet anëtare. Kemi 46 shtete që duhet të vendosin se si të vazhdohet me aplikimin. Nga ana e sekretariatit ne e mbështesim gjithë punën që ata duhet të bëjnë në mënyrë që të marrin një vendim”, u shpreh tutje Berset.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron