Bërnabiq: Është e rëndësishme që KFOR’i të mbetet në Kosovë

18:58 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se ruajtja e stabilitetit në Kosovë është prioritet kyç dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që misioni i KFOR-it të mbetet në Kosovë, bën të ditur qeveria serbe.

Bërnabiq, në bisedë me senatorin amerikan Ron Johnson, e ka falënderuar atë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit evropian të Serbisë, njofton REL.

Johnson tha se Serbia dhe Ballkani Perëndimor janë të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë proceset e reformave në rajon.

Shpërndaje në rrjete sociale