Ish-diplomati Anton Berisha ka komentuar paraqitjen para mediave të kryeministrit Albin Kurti me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Berisha në “Debat Plus” thotë se është e vërtet se Kosova ka qenë e privilegjuar që kryeministri i saj është pritur në pallatin Elysee.
“Edhe kryeministri paraprak Avdullah Hoti është pritur nga presidenti Macron dhe kjo vazhdimësi është në të mirë të Kosovës”, tha ai.
Ish-zëvendësministri i Jashtme ka përshëndetur paraqitjen e Kurtit pasi sipas tij Kurti tashmë ka ulur tonet dhe po flet me falënderime.
“Kryeministri dalëngadalë po zbret në realitet. Ka deklarata të matura dhe me tone falënderuese”.
Megjithatë Berisha ka një vërejtje për Kurtin në këtë paraqitje.
“Por Kurti ende ka mbetur në atë se ka një realitet të ri në Evropë (pas ardhjes së Biden në Shtëpinë e Bardhë). Nuk ka realitet të ri në Bashkimin Evropian. Është po ai Macron që ishte (edhe para ardhjes së Biden)”, deklaroi ndër të tjera Anton Berisha./Telegrafi/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...