Ish-kryeministri, Sali Berisha komentoi votimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, ditën e djeshme, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Berisha u shpreh se në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetëra amendamente, Basha e detyroi grupin e tij që të votonin.
Ai shton se Basha u detyrua të mbyllte gojën sepse kryeministri Edi Rama, sipas tij, do t’i kujtonte dosjen Muzin.
“Dje u votua me 110 vota kontrata për vaksinën. Një kontratë e kritikuar nga mediat botërore specifikisht për Shqipërinë. Më interesant ishte ligji i dytë, ose ligji Toyota Yaris ose dosja Muzin, ligji i larjes së parave. Në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetëra amendamente peng kryetari detyroi grupin të votojë për ligjin. Ai u akuzua nga prokuroria shqiptare për larje parash në dosjen Muzin”.
“Shkoi në Gjykatë të Apelit ndërhyri me forcë Rama dhe e mbylli. Një mbyllje turpi se dosja e tij nuk u dërgua në Gjykatë të Lartë. Dosja u varros në Apel duke shkelur ligjet e vendit. Dje kryetari e qepi gojën se Rama do i rikujtonte përsëri Nik Muzinin. Edhe këtu dua t’i them zotërisë së tij dosjen e ke mbyll duke lënë veten peng. Të garantoj se në Shqipëri dhe SHBA do përballesh me ligjin dhe rreptësinë e tij më të madhe, je i pashpresë”, tha Berisha. /tch/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale