Vjen reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës, pas refuzimit të ofertës së kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje pagash prej 20 milionë eurosh në vit për mësimdhënësit, nga ana e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
SBASHK’u ka bërë të ditur, në mbrëmjen e së dielës, se greva në arsim do të vazhdojë.
Nëpërmjet një komunikate për media, SBASHK’u ka thënë se oferta e kryeministrit Ramush Haradinaj “nuk i plotëson kërkesat”.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar menjëherë zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha.
Ai i ka kërkuar SBASHK’ut të mos ngutet me greva, pa u konsultuar me mësimdhënësit.
“SBASHKU – do te ishte mire, qe para se te refuzoje oferten per ngritjen e pagave, te konsultohet me arsimtaret dhe prinderit”, ka shkruar Berisha në Facebook.
“Per te marre vendim ne emer te 27.000 arsimtareve dhe qindra mijerave nxenesve, duhet te kete nje konsultim serioz e te peshuar mire”, ka vlerësuar ai.
“Fjala eshte per procesin, produkti i se ciles eshte dija e femijeve tone”, ka thënë Berisha.
Pas grevës së mësimdhënësve, Qeveria ka vendosur të bëjë rritje të pagave për arsimtarët për 20 milionë euro në vit.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se rritja do të bëhet nga 534 euro në 597 për mësimdhënësit në shkolla të mesme, nga 479 në 525 për ata në arsimin fillor dhe nga 447 në 501 te ata në nivelin parashkollor.
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja