15 vjeçari kosovarë, i cili kishte kryer praktikën në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel, nga sot është bërë pjesë e LDK-së.
Bëhet fjalë për Leondar Mulakun, i cili sot është pritur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, shkruan arbresh.info.
“Kryetari Mustafa i uroi mirë se ardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK. Gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel.
Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapsirën dhe qeverisjen më të mirë. /arbresh.info/
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...