Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se opozita po vazhdon përgatitjet për paraqitjen e një mocioni në Kuvendin e Kosovës, për rrëzimin e Hashim Thaçit nga posti i presidentit të vendit.
Beqiri në televizionin T7, ka thënë se opozitës aktualisht i duhen vetëm edhe katër vota për ta arritur qëllimin e saj.
Ai ka bërë të ditur se opozita është në bisedime me disa deputetë të koalicionit qeverisës të vendit, për të siguruar votën e tyre për mocionin kundër Thaçit.
Sipas tij, që të gjithë këta deputetë janë të të njëjtit subjekt politik. Por, Beqiri nuk ka pranuar të thotë se për cilën parti bëhet fjalë.
Ai ka bërë të ditur se këta deputetë, ndonëse “nuk kanë premtuar votën e tyre, kanë shprehur pakënaqësi të mëdha” me Thaçin.
Beqiri është shprehur optimist se këta deputetë do të mbështesin mocionin e opozitës, ndonëse ka shprehur dyshimet e tij se ata, siç është shprehur ai, “mund të shantazhohen”.
Sekretari i përgjithshëm i LDK’së ka thënë se një mocion kundër Thaçit, nëse arrihen votat e mjaftueshme, mund të paraqitet “në javën e parë ose të dytë të tetorit”.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...