Dy liderët opozitar Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë takuar sot për për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.“Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa në mëngjesin e sotëm u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Dy liderët e partive opozitare në Kosovë, diskutuan për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN”, njofton kjo parti.Por, Hajdar Beqa nga PDK, për Periskopin ka thënë se nuk është serioze nisma e tyre dhe se sa për këtë opozitë, Qeveria e çon mandatin deri në fund.
“Opozita ka drejtë për me gjetë rrugën më ardhë në pushtet, mendoj qe Kosova ka nevojë për gjëra të tjera që janë në rend dite, para se me shku në zgjedhje, nuk e shohim se ëshët serioz as ata vet nuk e kanë seriozisht, sa për këtë opozitë, Qeveria e çon deri në fund mandatin kushtetues” tha Beqa për Periskopi.Ai shtoi se nuk ka komoditet për zzgjedhje dhe se LDK e VV po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë për me rujt autoritetin e brendshëm partia.Është thjeshte politikë për çështje të brendshme për me rujt autoritetin brenda partisë së tyre. Nuk ka komoditte as të qytetarëve e as të institucioneve për me shku në zgjedhje”, shtoi Beqa.
Neuer rikthehet nga pensionimi për Botërorin 2026
Vizita te Thaçi në Hagë, Krasniqi: Ai mbetet i palëkundur dh...
I plagosuri në Istog dërgohet në QKUK, Policia jep detaje
Haradinaj: Rryma e shtrenjtë po i dëmton bizneset, pa kushte...
Avokati i Popullit kontakton me homologun izraelit, kërkon g...
Haxhiu: Rrugët nuk janë vetëm asfalt, ato janë lidhje midis ...