Bënin shit-blerje të substancave narkotike, arrestohen dy persona

09:26 | 25 Shtator 2021

Policia ka informuar se të enjten në mbrëmje janë arrestuar dy burra në Prizren, të cilët janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të substancës narkotike.

“Gjatë kontrollës në trupin e tyre janë gjetur një qese me substancë narkotike Marihuanë si dhe para të gatshme 190 €. Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve ku gjatë bastisjes në njërën shtëpi është gjetur një peshore digjitale dhe një mbetje e kokainës.”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara