Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, me rastin e aprovimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni, ka theksuar se “qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot”.
Jashari ka përgëzuar Ali Ahmetin, Talat Xhaferin dhe “të gjithë deputetët për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni”.
Ja postimi i plotë i kryetarit Jashari:
Sot, morëm një lajm të jashtëzakonshëm, për kombin shqiptar. Lajm i gëzueshëm për të gjithë neve. Sot, qytetarët shqiptar në Maqedoni, do ta gëzojnë të drejtën e vet, të mohuar deri më sot.
Me kënaqësi, në një bisedë shumë vëllazërore, kam uruar Kryetarin Ali Ahmeti dhe Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, për aprovimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Urime të gjithë deputetëve për këtë vendim historik si dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni.
Urime, gëzuar!
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026