Vendimi i qeverisë për ndarjen e shtesave të rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës ka ngjallur reagime te zjarrfikësit.
Ata e konsiderojnë të padrejtë mospërfshirjen e tyre në këtë vendim.
Për pakënaqësitë dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit e Kosovës flet kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka.
Ai tha se zjarrfikësit e pranuan një lajm jo të mirë, jo pse policët e Kosovës nuk e meritojnë shtesat e rrezikshmërisë, por pse ne u anashkaluam.
“Është një vendim selektiv, jo i analizuar si duhet mirë dhe nuk di se ku janë bazuar ata se zjarrfikësit nuk kanë rrezikshmëri në punë”, deklaroi Beka, në “Lajmet e fundit”, në RTK.
Ai më tej vuri në dukje se në bazë të statistikave për analizat e rrezikut në vendin e punës tregojnë se zjarrfikësit janë ndër kategoritë më të rrezikuar në veprimtaritë e tyre punuese.
Beka më tej shtoi se padrejtësitë ndaj tyre janë bërë ligj, ngase, sikundër tha ai, që nga paslufta askush nuk është marrë seriozisht me fatin e tyre.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim