Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është takuar sot me ambasadorin e ShBA-ve, Philip Kosnett.
Pacolli tregoi se gjatë këtij takim me ambasadorin Kosnett diskutuan për rëndësinë e ekonomisë dhe rolin e ngritjes ekonomike në përshpejtim të zgjidhjes së kontestit me Serbinë, njofton arbresh.info
Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:
Sot pata nderin të isha nikoqir i Ambasadorit të SHBA-ve, Kossnet. Biseduam për rëndësinë e ekonomisë në perspektivën e Kosovës, të rinisë sonë dhe rolin e ngritjes ekonomike në përshpejtimin e zgjidhjes sëkontestit me Serbinë.
Patëm mirkuptim të plotë për të gjitha temat. Mbetem gjithherë i bindur se roli i SHBA- ve për Kosovën mbetet rol kyç si dje në luftë, ashtu dhe sot në paqe!

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...