Ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar Mustafë Sopin në 12 vjetorin e vdekjes së tij.
Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se Sopi që ishte edhe mik i tij kishte urtësi dhe sinqeritet, shkruan arbresh.info.
Ai ka shtuar gjithashtu se ka qenë nder të ndaj një pjesë të jetës së tij me Sopin.
“Me respekt të veqantë e kujtoj sot mikun tim Mustafë Sopin në 12 vjetorin e vdekjes së tij. Urtësia dhe sinqeriteti kanë qenë virtyte më të larta të këtij patrioti të madh që aq shumë dha për Kosovën. Për mua është nder qē pata mundësi të ndaj me te një pjesë të jetës.
I lehtë të qoftë dheu miku im”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...