Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur të dhimbshëm lajmin e vdekjes së të riut si pasojë e shembjes së një pjese të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.
Pacolli përmes rrjetit social Facebook, ka thënë që se është për t’u brengusour fakti që brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetra të rinj, ndërsa ka bërë thirrje që të hetohen të gjitha rrethanat që çuan në shembjen e një pjesës së ish-hotelit.
Postimi i plotë i Pacollit:
I dhimbshëm dhe trishtues lajmi tragjik për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Vdekja e punëtorëve në vendin e punës nga tragjedia na është shëndërruar në përditëshmëri!
Është tejet brengosës për ne si shtet fakti se brenda një periudhe të shkurtër kohore kanë humbur jetën me dhjetra të rinjë.
I ftoj institucionet relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti.
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...
Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, kërkohej me urdhërarrest –...
Al-Nassr shpall futbollistin e sezonit – dhe nuk është Ronal...
KEDS me punime, në këto qytete do të ketë ndërprerje të rrym...
Të martën mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të student...