Behgjet Pacolli ka disa fjalë për performancën e Ronela Hajatit në Eurovision 2022

23:50 | 11 Maj 2022

Biznesmeni kosovar dhe kreu i Aleancës Kosova e Re(AKR) Behgjet Pacolli, ka reaguar pas skualifikimit të Shqipërisë nga finalja e Eurovisin.

Ai, përmes një postimi në Facebook shkruan se Ronela Hajati, këngëtares e cila e përfaqsoi Shqipërinë Eurovision 2022, u kritikua për veshjen dhe paraqitjen e saj, shkruan arbresh.info.

Madje, sipas Pacollitm Italia, Franca dhe Zvicra vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe performancën e Ronelës dhe u vjen keq për skualifikimin e saj. Mirëpo, sipas tij, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vullgare se si ajo ishte veshur.

“Ronela Hajati nuk u kualifikua në finalen e madhe të Song Contest të Eurovizionit 2022 për shkak të veshjes me të cilën hyri në garë. Mbrëm, por edhe sonte në debate të ndryshme, ketu ne Itali, France e Zvicër vlerësojnë shumë muzikën, tekstin dhe performancën e Ronelës dhe u vjen keq për skualifikimin e sajë por, thuajse të gjithë tallën e qeshin me mënyrën banale e vullgare se si ajo ishte veshur. Ata thonë se ajo u skualifikua për këtë arsye”, shkruan Pacolli.

Ndryshe, të martën është mbajtur gjysmëfinalja e Eurovision 2022 , ku Shqipëria u skualifikua nga finalja.

Ndërkohë është komentuar shumë paraqitja e Ronela Hajatit në këtë fesitva.

Madje gjiganti britanik, BBC, më saktësisht ‘BBC Three’ e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur artistja gjatë këndimit rrotullonte kokën dhe dukej sikur po thante flokët.

“Kur taksi arrin në orën 5, dhe ju keni nevojë t’i thani flokët tuaj. Shqipëria. Eurovision”, ka qenë përshkrimi në një pjesë të ndarë në Tëitter nga BBC Three.
Reagimet kanë vijuar më pas në hapësirën për komente, ku shihej se kishte më shumë komente negative/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara