Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj thotë se kjo komunë ka numër të madh të mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Begaj thotë se çdo fshat i kësaj komune ka të rikthyer nga Italia në kohën kur e gjithë bota po e lufton pandeminë e koronavrusit.
“Çdo fshat i komunës ka të kthyer nga Italia”, theksoi ai.
Kryetari theksoi se kthimi i mërgimtarëve nga Italia në Kosovë po vazhdon edhe tani.
Një gjë e tillë, beson ai, po bëhet për shkak se është kohë pushimesh dhe jo për të shmangur virusin në vendin më të goditur në Europë nga Covid-19.
“Kemi diasporë në Itali. Ende po vazhdon kthimi i tyre”, theksoi ai.
“Ma merr mendja që po vijnë për pushime. Ne s’kemi qenë të përgatitur për këtë”, tha Begaj.
Kosova deri më tani ka konfirmuar 15 raste me koronavirus.
Malisheva ndodhet në karantinë.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...