Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se takimi trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit serb dhe ndërmjetësve evropianë mund të zgjasë deri në mbrëmje vonë.
Gazetarëve, Stano u ka thënë se as vetë ai nuk e di sa mund të zgjasë koha e zhvillimit të takimit.
“Nuk mund të deklaroj asgjë për takimet pasi përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, në fund të ditës do të mbajë konferencë. Nuk e di kohën dhe nuk e di se sa do të zgjasë takimi, dialogu në takime nuk dihet se sa mund të zgjasë – deri në mbrëmje ose dikur vonë pasdite”, ka thënë Stano.
Ai ka theksuar se s’mund të tregojë asgjë në lidhje me përmbajtjet e takimit, pa përfunduar ai dhe pa dalë Josep Borrell në konferencë për të treguar.
“Kur ky raund i ri i dialogut do të përfundoj atëherë përfaqësuesi i lartë do të dalë në konferencë dhe do të tregojë. Nuk do të them asgjë për përmbajtjen dhe njësoj veprojmë edhe në Bruksel. Nuk diskutojmë për atë që është duke u diskutuar në takim”, tha Stano.
Takimet e ndara të Kurtit dhe Vuciqit me zyrtarët evropianë veçse kanë përfunduar./arbresh.info
Parlamenti suedez voton anëtarësimin në NATO mes kundërshtim...
Prokuroria jep detaje për kontrabandën me ar në Aeroportin e...
Ozil pensionohet nga futbolli
Nesër nis Ramazani, këto janë këshillat e nurtricistes Ajshe...
La Vetëvendosjen, Humolli i kthehet partisë së Ramush Haradi...
Netflix publikon listën me filmat dhe serialet më të shikuar...