Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë konfirmuar se BE-ja aktualisht po kryen një vlerësim rutinë të strukturës së urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth, duke pasur parasysh kohën e kaluar që nga përfundimi i rivitalizimit të urës së Mitrovicës.
Konfirmohet gjithashtu se autoritetet e Kosovës janë informuar paraprakisht lidhur me këtë.
“Ky vlerësim nuk sinjalizon ndonjë ndryshim në status quo, por synon të sigurojë që çdo vendim në lidhje me të ardhmen e urës të bazohet në të dhëna teknike të rifreskuara, të sakta dhe objektive”, nënvizohet në përgjigjen me shkrim dërguar medieve.
Zyrtarët e Brukselit gjithashtu konfirmojnë se po koordinohet ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë në Kosovë në lidhje me të ardhmen e urës.
U bëhet thirrje autoriteteve kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i pakoordinuar, duke përfshirë ndërtimin e urave në afërsi, ndërsa kërkohet që të gjitha marrëveshjet e dialogut, duke përfshirë atë që ka të bëjë me urën, të zbatohen plotësisht. /rtk
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës