Bashkimi Evropian ende nuk e ka marrë draft-statutin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zyra e përfaqësueses së lartë për politika të jashtme Federica Mogherini, i ka thënë RTK-së se nuk e di përmbajtjen e Asociacionit.
Por pa theksuar se marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 dhe marrëveshjet e gushtit 2015 janë bazë për punën e Ekipit Menaxhues, duke mos përmendur mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ditë më parë kryesuesi i ekipit negociator të Kosovës, Avni Arifi kishte thënë për lajmi.net se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë thirrje nga BE-ja.
Ndryshe sipas disa raporteve që kanë qarkulluar në media, stafi për hartimin e draftit të Asociacionit kanë dhënë edhe kompetenca ekzekutive kësaj marrëveshje.
Duke hedhur dilema mbi kushtetutshmërinë bashkësisë së komunave me shumicë serbe./RTK/
Horoskopi ditor
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...