Bashkimi Evropian ia ka tërhequr vërejtjen liderëve politik dhe fetar në Serbi, se janë të papranueshme përpjekjet për të rishkruar historinë.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit, revizionizmin dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, që bien ndesh me vlerat më themelore evropiane”, ka porositur Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së në një prononcim me shkrim.
Ky reagim vjen pasi që një dioqezë e Kishës Ortodokse Serbe, me seli në Çikago të SHBA-së, ka dekoruar të dënuarin për krime lufte nga ana e Tribunalit të Hagës, Vojisllav Sheshelin.
Sipas Ana Pisoneros udhëheqësit fetarë dhe komunitetet fetare, kanë gjithashtu përgjegjësi për të treguar lidership në kapërcimin e trashëgimisë së vështirë të së kaluarës dhe për të nxitur në mënyrë konstruktive besimin reciprok, dialogun dhe tolerancën, që është esenciale për stabilitetin, të ardhmen paqësore dhe prosperitetin./rtk
Gashani:Dyfishohet mbështetja financiare për sportistet dhe ...
Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizm...
Qytetarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin pikëkalimin ...
Gjermania bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në b...
Albulena Haxhiu priti Shefin e OSBE-së në Kosovë, Gerard McG...
Kurti priti në takim ambasadorin jorezident të Irlandës për ...