Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.
Memorandumin e bashkëpunimit e kanë nënshkruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.
Valdete Daka ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian është i mirëseardhur në Kosovë duke thënë se do të kenë bashkëpunim të shëndoshë.
“Si çdo herë mision i BE është i mirëseardhur në Kosovë dhe KQZ do ti merr me shumë seriozitet analizat e tyre. Misioni i vëzhguesve të BE-së ka qenë prezent edhe ne zgjedhjet e kaluara ku KQZ ka shqyrtuar me kujdes raporton e këtij misioni, dhe ka marrë për bazë kritikat e tij”, ka thënë Daka.
Ajo ka falënderuar misionin e BE-së në Kosovë për ndihmën dhe mbështetjen që i ka dhënë KQZ-së.
E shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka thënë se është e lumtur që Bashkimi Europian sjellë mision vëzhgimi në Kosovë
“Ne sapo nënshkruan ketë memorandum bashkëpunimin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 22 tetorit jam e lumtur që BE sjell mision vëzhgimi kjo tregon se sa jemi të gatshëm të kontribuojmë në demokraci”, ka thënë Apostolova. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1531921723539581/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...