BE dhe Gjermania vazhdojnë përkrahjen për Asociacionin e Komunave të Kosovës

14:47 | 14 Tetor 2021

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahmi sot është takuar me Menaxherin e Projektit të Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale të GIZ Stefan Mager.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të AKK-së, transmeton arbresh.info

Në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të BE-së dhe Qeverisë Gjermane i ofrojnë AKK-së.

Njoftimi i plotë:

BASHKIMI EVROPIAN DHE QEVERIA GJERMANE PËRKRAHIN ASOCIACIONIN E KOMUNAVE TË KOSOVËS

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët e qeverisjes lokale në Kosovë, Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) z.Sazan Ibrahimi u takua me Menaxherin e Projektit të Shërbimeve të Qëndrueshme Komunale të GIZ, z.Stefan Mager.

Takimi shërbeu për të diskutuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme reciproke që BE dhe Qeveria Gjermane i ofrojnë AKK-së në ngritjen e kapaciteteve drejt promovimit të qeverisjes demokratike dhe sektorit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës.

Ky partneritet është fokusuar në bashkëpunimin e përbashkët drejt shfrytëzimit të platformës së AKK të Kolegjiumit të Drejtorëve të Shërbimeve Publike dhe Grupit Punues të Zyrtarëve për Menaxhimin e Mbeturinave në përmirësimin e mëtejshëm të sektorit të menaxhimit të mbeturinave, duke u përshpejtuar drejt Ekonomisë Qarkore.

Nga ana tjetër, z.Ibrahimi shprehu vlerësimin e tij për Bashkimin Evropian dhe GIZ- për mbështetjen e vazhdueshme për AKK-në dhe komunat e Kosovës që nga viti 2006. Z.Ibrahimi dhe z.Mager ranë dakord të vazhdojnë me të njëjtin nivel bashkëpunimin produktiv edhe në të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara