Ndonëse kanë mbetur vetëm pesë ditë që partitë politike të vendosin për kandidat e tyre për kryetar të komunave, në Drenas ende nuk dihet nëse Ramiz Ladrovci do të rikandidohet nga PDK-ja.
Në kombinim është akoma edhe Bislim Zogaj e Naim Bazaj. Ky i fundit thotë se me apo pa pëlqimin e partisë, ai do kandidoi për të parin e Drenasit.
Bazaj thotë se ka përkrahjen e plotë të anëtarëve të kryesisë për të kandiduar për kryetar të Drenasit, dhe është duke pritur vetëm përgjigjen e kryetarit të këtij subjekti, Kadri Veselit.
“Unë besoj që do të jem kandidat nga PDK-ja, sepse interesimi i anëtarëve të kryesisë së partisë, është që unë të jem kandidat, por të shohim nëse Kadri Veseli do ta miratoj këtë propozim, nëse jo atëherë unë prapë se prapë do t’i futëm kësaj gare”, ka thënë Bazaj për Indeksonline.
Tutje Bazaj theksoj se nuk dihet nëse Kadri Veseli do ta lejoj kandidaturën për herë të dytë të Ramiz Lladrovcit, sepse kjo sipas tij duhet ta marr edhe pëlqimin e anëtarëve të kryesisë në Drenas./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...