Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, bashkë me Inspektoratin Farmaceutik ka kryer sot kontroll në një barnatore në Prizren, ku janë sekuestruar qindra paketime të barnave, për të cilat nuk dihet origjina.
Në njoftim thuhet se janë gjetur 280 paketime të barnave të ndryshme, që kapin vlerën e mbi 3 mijë eurove.
Gjatë aksionit, është shoqëruar në Polici edhe pronarja e barnatores, ndaj të cilës janë iniciuar rastet si ‘kontrabandim me mallra’, ‘tregti e ndaluar’ dhe ‘shmangie nga tatimi’.
“Bazuar në këto informata, janë kryer veprime hetimore, kurse sot, më 05.07.2023, s Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasise të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik.
Sasia e barnave medicinale të sekuestruara është gjithsejte 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 (tre mijë e dyqind) euro”,thuhet në njoftim./Arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...