Në Prishtinë, tash e një javë kanë filluar të vendosen barriera nëpër disa rrethe.
Ato siç kanë bërë të ditur nga Komuna e Prishtinës, janë vendosur për të mundësuar një qarkullim më të mirë dhe më të saktë të ngasësve të automjeteve nëpër rrethrrotullime.
Por, profesori i komunikacionit, Bekim Ahmeti, në një intervistë për arbresh.info, këto masa i vlerëson si të duhura me qëllim që të mos bëhen gabime nga shoferët.
“Sinjalizimi në këtë rreth është jashtëzakonisht i qëlluar prej anës së Komunës sepse rregullat në komunikacion bëhen në përgjithësi për krejt qytetarët kurse masat preventive bëhen për ata që i shkelin rregullat”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.
Sipas Ahmetit kësi lloj modeli në botë nuk ka diku, ndërsa shton se edhe në Evropë nuk beson që mundet të shihen diçka kësisoj.
“Përveç turbo rrethrrotullimi që është zbuluar së fundi ka diçka pengesa mirëpo jo të tilla diçka”, është shprehur ai./arbresh.info
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...