Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, e ka vizituar sot kontingjentin shumëkombësh të BENELUX (Belgjikë, Holandë, Luksemburg) në Kampin në Novo Selë.
KFOR njofton se kontingjenti i caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimi të KFOR-it, ofron aftësi të vlefshme të UAS (Sistemit Ajror Pa Pilot) që kontribuojnë në ruajtjen e vetëdijes së azhurnuar për situatën për Komandantin e Misionit të KFOR-it.
Gjatë vizitës së tij, Barduani shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët e kontingjentit shumëkombësh, të vendosur së fundmi në Kosovë, për kontributin dhe përkushtimin e tyre të vlefshëm për të siguruar një mjedis të sigurt.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...