Një ceremoni e ngritjes së flamurit u mbajt sot në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë, për të mirëpritur Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën si vende kontribuuese me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, njofton KFOR.
Sipas njoftimit të KFOR-it, që nga fillimi i vitit 2024, pesë aleatë të tjerë evropianë janë bashkuar në mision, duke përfshirë Francën dhe Portugalinë, që janë kontribuues të rinj, respektivisht në janar dhe shtator 2024.
Ceremoninë e kryesoi gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it.
Barduani ka shprehur vlerësimin e tij për ardhjen e personelit të ri dhe ka theksuar se rritja e mëtejshme e KFOR-it dëshmon përkushtimin kolektiv dhe të palëkundur për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, si dhe për mbështetje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
KFOR-i vazhdon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të paanshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...