Fshati Baicë në Komunën e Drenasit është në gjendje infrastrukturore tejet të keqe.
Kjo është bërë e ditur nga një qytetari i këtij fshati, i cili ka thënë për lajmi.net, se mungon çdo gjë: kanalizimi, trotuari, nuk ka rrugë të asfaltuara.
Qytetari G.E ka thënë, se për shkak të mos investimeve, banorët po detyrohen të shpërngulen në qytet, pasi mungon edhe uji i pijes.
“Ky fshat është vetëm 5minuta larg qytetit, është fshati me gjendjen infrastrukturore më të keqe në komunën e Drenasit . Mungon gjithçka . Duke filluar nga uji, kanalizimi, trotuari në rrugë e deri të rrugët e gjithë fshatit që janë në kësisoj gjendje. Gjatë sezonit të dimrit janë te pakalueshme . Në shkollë mungon rrethoja e shkollës ku nxënësit janë të rrezikuar nga kafshët e egra. 17 vite asnjë investim nuk është kry . Banorët po detyrohen të shpërngulen nga fshati drejt qyteteve shkaku i mos investimeve. Dy palë gypa të ujësjellësit janë të vendosur nëpër fshat, nuk kemi ujë të pijes. Shkaku i dështimit të projekteve dhe neglizhenca e komunës për përfundimin e projekteve jo vetëm në Baicë por edhe në tjera fshatra të kësaj komune”, thotë qytetari G.E nga Baica.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...