Vetëm dy kandidate femra janë në garë të balotazhit për kryetarë të komunave të Kosovës, përderisa në shtatëmbëdhjetë të tjera garojnë vetëm meshkujt.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të zhvillohen më 19 nëntor 2017, në garë për kryetare ka mbetur vetëm kandidatja e Alternativës për Komunën e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe kandidatja e PDK-së për Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi.
Ky numër minimal i grave në balotazh erdhi si pasojë e numrit të vogël të grave që partitë politike i kandiduan për kryetare komunash, respektivisht 7 nga 200 kandidatë.
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Mitrovicën, Valdete Idrizi, thotë se nuk e ka aspak të lehtë garën duke qenë se, siç thotë ajo, numri i grave në jetën politike është i vogël.
Ajo është shprehur e shqetësuar për gjuhën diskriminuese ndaj gjinisë femërore nga kundërkandidatët e tyre.
“Nuk ka qenë e lehtë, sepse isha në garë me nëntë burra, por në të njëjtën kohë tash edhe kundërkandidati im në të shumtën e rasteve thotë se i duhet një zot shtëpie Mitrovicës dhe jo një zonjë. Kjo natyrisht që nuk më bën të ndihem mirë, sepse këtu po garojmë me vlera, me vizion e me përgatitje profesionale, me atë çka mund t’u ofrojmë qytetarëve dhe jo vetëm si grua apo burrë”, ka thënë ajo
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...