Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Hykmete Bajrami ka vizituar SBASHK-un, ku nga drejtues të kësaj sindikate është informuar për sfidat dhe angazhimet aktuale në shërbim të arsimit, përmirësimit të kushteve të punës në institucionet arsimit dhe ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj ka kërkuar që të punohet lidhur me çështjen e punëtorëve të arsimit me bachelor 3-vjeçar, e që janë në sistemin arsimor, në mënyrë që të gjendet zgjidhje e pranuar për ta.
Në këtë takim përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kujtuar se kjo sindikatë gjithmonë është angazhuar që çështjet të zgjidhen me dialog, por kur pala tjetër nuk ka reflektuar atëherë kanë ndodhur edhe grevat, të cilat nuk kanë qenë dhe nuk janë dëshirë e SBASHK-ut, por veprohet duke respektuar zërin e të punësuarve në arsim.
Po ashtu është kërkuar që të ketë takime të përbashkëta të MASHT, DKA- ve dhe SBASHK-ut për të debatuar shtruar për të gjithë çështjet në arsim dhe për të bërë angazhime të përbashkëta për tejkalimin e problemeve dhe sfidave.
Ministrja Bajrami shprehu gatishmëri për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit, duke thënë se të gjitha çështjet e lidhura me arsimin në Kosovë do të diskutohen bashkërisht dhe do të ketë angazhime për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit, por edhe për shtim të angazhimeve me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe përmirësimit të kushteve të punës në shkolla.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...