Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fundit në vend. Ajo kërkon që shteti të jetë pranë qytetarëve dhe bizneseve të prekura, si dhe të ofrojë mbështetje për bujqit dhe familjet në nevojë.
“Secili banor i prekur duhet të ndihmohet, secili biznes të kompensohet, secili bujk të mbështetet dhe çdo familje të marrë ndihmë emergjente,” ka shkruar Bajrami, duke theksuar se reshjet e shiut dhe borës mund të sjellin rrezik për përmbytje të reja në Drenas, Malishevë, Junik, Gjakovë dhe komunat e tjera të prekura.
Bajrami u bëri thirrje autoriteteve që të sigurojnë fonde emergjente, të hartojnë një strategji efektive dhe të përfshijnë buxhet të dedikuar në vitin 2026 për të ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla në të ardhmen.
“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik