Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Hykmete Bajrami, e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 50 mijë eurove për familjen e heroit Afrim Bunjaku, por ka thënë se kjo nuk është e mjaftueshme.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria urgjentisht duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët.
Postimi i plotë i saj:
Lajm i mirë ndarja e 50 mijë eurove për familjen e Heroit Afrim Bunjakut. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Urgjentisht, Qeveria duhet të ndajë mjete për shtesën e rrezikshmërisë në punë për gjithë policët. Sot, Qeveria do të duhej të çonte përpara sigurimet jetësore e shëndetësore për gjithë ruajtësit e rendit në Republikë.
Pa asnjë dyshim, Policia është storie suksesi për Republikën e Kosovës për gjithë këto vite prandaj Qeveria duhet të avancojë me plotësimin e kushteve të punës për secilin polic, ushtar dhe për kategoritë tjera./Arbresh.info/
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...