Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, tha se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ajo tha se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së LVV-së do të vijë nga kryetari i LDK-së, i cili ka ekskluzivitetin për këtë çështje, raporton RTKlive.
“Letra i është dërguar kryetarit dhe ai vetë do të përgjigjet. Sigurisht, ai ka ekskluzivitetin t’i përgjigjet dhe juve se çka do të thotë për letrën. Mirëpo, Lidhja Demokratike e Kosovës ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ne nuk kemi qenë duke pritur letër për të formuluar qëndrimin, sepse ne e kemi tashmë qëndrimin,” tha Hykmete Bajrami nga LDK./rtk
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi