Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është pritur në takim nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Bahtiri, pasi që e ka falënderuar për mikpritjen dhe interesimin e tij për Mitrovicën, e ka njoftuar ambasadorin Minxhozi me situatën e përgjithshme në komunën e Mitrovicës dhe me përpjekjet që pushteti lokal po bënë për zhvillimin ekonomik të komunës.
Sipas tij, përmirësimi i kësaj gjendje dhe stabiliteti i krijuar, si dhe krijimi i kushteve më të mira për investime, ka ndikuar pozitivisht tek investitorët e huaj që të interesohen për realizimin e projekteve të ndryshme.
Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Republikës së Shqipërisë.
Kurse ambasadori Minxhozi, e ka përgëzuar kryetarin Bahtiri për punën e dhe angazhimin e tij për të përmirësuar jetesën e qytetarëve duke ofruar bashkëpunimin e tij, me qellim koordinimin e aktiviteteve komunale me atë të ambasadës së Shqipërisë.
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...