Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se inskenimi i krizës humanitare në veri ishte skenar për ndarjen e Mitrovicës.
Bahtiri, në RTV Dukagjini ka thënë se kthimi i eshtrave të Isa Boletinit në vendlindje ka qenë një “pararojë” për ndarjen e qytetit.
Duke folur për zhvillimet politike në vend, Nënkryetari i AKR-së thotë se ai ka qenë dhe është për rrëzimin e kësaj qeverie, por sipas tij “rrëzimi i Qeverisë është vetëm në dorën e PDK-së dhe Kadri Veselit”.
Bahtiri, thotë se PDK-ja mund ta rrëzoj Qeverinë pasi ndihet pak e diskriminuar në raport me fuqinë parlamentare që ka në Kuvend.
“Partitë tjera në koalicion nuk janë të interesuara për rrëzimin e Qeverisë”, tha ai.
Sipas Nënkryetarit të AKR-së, çdo qeverisje e ardhshme në Kosovë do të bëhet pa PDK-në.
Ai ka thënë se AKR-ja është ajo që ka bërë Haradinajn Kryeministër pasi “ata provuan tre muaj dhe nuk arritën pa AKR-në ta bëjnë Qeverinë”. Por megjithatë Bahtiri thotë se AKR ka rënë viktimë që është bërë pjesë e kësaj qeverisje.
Kryetari i Mitrovicës, thotë se janë disa punë që duhet të kryhen brenda kësaj qeverisje, prandaj këtë vit nuk ka zgjedhje sipas tij.
“Pa u kryer dialogu Kosovë-Serbi nuk do të ketë zgjedhje në Kosovë”, tha ndër të tjera Agim Bahtiri.
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci