Deklarimi i deputetëve të Listës Serbe se me votat e tyre do ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, sipas nënkryetarit të AKR-së, Agim Bahtiri, është një sprovë që partitë politike shqiptare duhet t’i përgjigjen me maturi, duke mos ia dhënë këtë mundësi Serbisë përmes disa individëve të tyre në Kuvendin e Kosovës.
“Lista Serbe nuk mundet ta përcaktoj fatin e Qeverisë së Kosovës, pasi që ka deputetë që kanë gjak shqiptari dhe nuk do ta lejojnë këtë, pavarësisht partive politike prej të cilave vijnë,” shkruan Bahtiri në Facebook.
Ai është i bindur se deputetët shqiptarë nuk do ta lejojnë Listën Serbe të trazoj skenën politike në Kosovës, “përmes urdhrave që dhjetë deputetë serb i marrin nga Beogradi”.
“Kur është në pyetje interesi i Kosovës, partitë politike shqiptare historikisht janë rreshtuar në anën e drejt të popullit. Fatin e Qeverisë duhet ta përcaktojnë deputetët shqiptar dhe të partive minoritare që e pranojnë shtetin e Kosovës dhe punojnë për zhvillimin e tij,” përfundon Bahtiri./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë