Babai i dehur e rrah vajzën e mitur

10:15 | 29 Janar 2021

Një person nën ndikimin e alkoolit e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 28.01.2021-18:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara