Avokati Besnik Berisha ka komentuar rreth përplasjes së fundit mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, për kufijtë e vendit.
Berisha ka thënë se Haradinaj duhet ta ndalë planin e Hashim Thaçit për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Në rast të kundërt, Haradinaj duhet të japë dorëheqje nga posti i shefit të ekzekutivit të vendit, ka vlerësuar Berisha në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
“Haradinaj duhet t’i shkojë deri në fund ndaljes së Thaçit… ose të tërhiqet e ta pranojë disfatën”, është shprehur Berisha.
Avokati ka vlerësuar se Haradinaj s’mund të shfaqet s’i “djalë i mirë” dhe të zmbrapset pas fjalëve të fundit të Thaçit për të. /Express/
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...