Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Gjendja e familjes së Marigonës është rënduar edhe më shumë

20:08 | 22 Janar 2022 | Sahide DEDUSHI

Avokatit Gazmend Rexhepi përpos që vrasjen e Marigonës e ka cilësuar si të rëndë ai tha se është edhe vrasje me pasoja, pasi që gjendja e familjes së të ndjerës është rënduar.

“Deri më tash është cilësuar se vrasje e rëndë me dashje e pas asaj kemi të drejt ti paraqesim edhe ankesat tona por të shohim sepse nuk e kemi ende aktakuzën zyrtare të prokurorisë. Deri më tash të gjitha provat përveç që tregojnë që është vrasje rëndë , është edhe vrasje me pasoja duke u nisur nga pasojat e pasme për, ku ka lënë edhe dy motra tjera, vëllain plus familja tash e ka gjendjen shumë të rendume”, tha Rexhepi.

Rexhepi tha se sipas nënës së të ndjerës, ajo ka jetuar në një presion të frikës dhe kërcënimeve.

“Se a është lajmërua në polici nuk e di. Në bazë të deklarimit  të nënës së të ndjerës po. Ajo ja jetu në një formë në një presion por a ka qenë element frika për shkak të kërcënimeve që i ka bërë meqenëse se ajo ka qenë shumë e re 18 vjeçare”, tha Rexhepi.

 

Lajmet më të lexuara