Avokati mbrojtës i Burim Ramadanit, Gazmend Halilaj e ka mirëpritur lirimin e klientit të tij përmes faljes së presidentit Hashim Thaçi, por ai vlerëson se bazuar në prova, Burimi do të duhej shpallur i pafajshëm dhe shteti t’i kërkonte falje atij dhe familjes së tij.
Postimi i Halilajt në Facebook:
Te nderuar miq. Sot u lirua nga burgu klienti im z-Burim Ramadanaj. I njejti u lirua nga Vendimi i presedetit z- Hashim Thaqi. Deshira ime dhe e klientit tim ka qene nje gjykim i drejt me te cilin bazuar ne prova dhe fakte z-Ramadanaj te shpallet i pafajshem dhe shteti ti kekroj falje atij dhe familjes se tij. Por ne kete situat qe jemi e pranojm edhe vendimin e presidentit, derisa do te vazhdojm te punojme tutje per venien e drejtesis ne vend, gjegjsisht vertetimin e pafajsis se klientit tim./
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit