Lista “Guxo” pritet të ketë katër deri në pesë kandidatë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.
Kështu ka bërë të ditur anëtari i Listës “Guxo”, deputeti Haxhi Avdyli.
“Istogu është njëri prej komunave që mund të ketë, pastaj mund të jetë Dragashi, Obiliqi dhe komuna tjera, që ne kemi mundësitë, por edhe një numër komunash që do të kemi unitet në kandidaturën e përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje”, deklaroi Avdyli në RTV Dukagjini.
Avdyli pohoi se kandidatët për kryetar janë figura të reja, dhe se në kaluarën kanë qenë pjesë e LDK-së.
Ndryshe, kohë më parë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nga Lista “Guxo”, kishte deklaruar se kjo listë do të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, kjo deklaratë ka hasur në kundërshtimin e disa degëve të kësaj liste.
Dega e listës “Guxo” në Ferizaj tashmë ka aplikuar për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.
Izraeli mund të thërrasë 450 mijë rezervistë për një pushtim...
Starmer bisedon me Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë