Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj akuzave të disa individëve në adresë të familjes së kryeparlamentares, Vjosa Osmani.
Ai thotë se kur këtyre shqipfolëseve shpifës iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiq të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar
Ky është postimi i plotë i tij:
Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten.
Kur ketyre shqipfolëseve shpifes iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqë të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar. Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja. Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni.
Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë. Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë. Ky vend ka shpresë . Sepse ka pas dhe akoma ka njerzë të ndershëm e ju sdo arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.
Në 11 komuna rifillon numërimi i votave për deputetë, KQZ je...
63 seanca, asnjë rezultat: Kriza e pazakontë e Kuvendit të K...
Monedha e re: Bullgaria kalon në euro
Për vitin 2026, Papa Leoni bën thirrje për paqe
Drita “shndërriti” në vitin 2025, u shpall kampion në Kosovë...
“Jemi shumë sevdali” – Si festohet Viti i Ri në familjen e p...