Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka mbyllur një hapësirë që ka shërbyer si bufe dhe një tjetër është gjobitur në objektin e “Ish-Rilindjes”, ku aktualisht janë të vendosur stafi i disa ministrive.
Sipas njoftimit, mbyllja e këtij objekti të bufes është mbyllur pas inspektimit për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
“Ndërsa tjetra është gjobitur për shkelje të ligjit më fjalë. Për të gjitha këto veprime janë të njoftuar menaxherët e këtyre bizneseve dhe po ashtu edhe zyrtarët kryesorë administrativ të institucioneve të cilët do të ndërmarrin masa disiplinore ndaj zyrtarëve dhe personave që kanë shkelur ligjin brenda hapësirave të cilat janë nën menaxhim të tyre”.
Tutje, bëhet e ditur se hapësirat e njëjta janë inspektuar edhe më parë dhe se për subjektet janë dërguar fletëparaqitje për gjykatë.
Urdhëresa e Ministrit Peci vlen ndaj të gjithëve pa përjashtim. Andaj, edhe AUV do të vazhdoj me inspektimet me frekuencë të shtuar, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Nesër për herë të parë do të votojnë 125 mijë e 852 qytetarë
AGK bën thirrje për respektimin e punës së gazetarëve në dit...
E rëndë në Tiranë/ 60-vjeçari tenton të djegë veten me lëndë...
Bedri Hamza: Kosova pas 9 shkurtit do të jetë ma mirë
Abdixhiku përmbylli tubimin e madh elektoral me mesazh: Le t...
Arrestohen 4 persona në veri, ushtruan presion ndaj një qyte...