Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 9 qershor 2026, Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut ka pranuar informacion për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.
Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative në terren, ku falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve profesionale të zyrtarëve të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, automjeti është lokalizuar dhe ndaluar në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
Në lidhje me rastin, në stacionin policor është shoqëruar në cilësinë e të dyshuarit personi me inicialet A.H. (2006), i cili drejtonte automjetin në momentin e ndalimit.
Policia njoftoi se, meqenëse rasti ishte iniciuar në Fushë Kosovë, lënda i është transferuar për trajtim të mëtejmë Stacionit Policor në Fushë Kosovë./Arbresh.info
Numërohen 36% e votave për kandidatë, s’ka ndryshim në top p...
Real Madridi nis kontaktet e para me agjentin e Alvarezit
Tre emra fliten për të marrë stolin e Italisë, gjithçka do t...
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë