Atasheja e ICITAP-it amerikan në Kosovë vizitoi IPK-në

16:48 | 12 Shkurt 2021

Atasheja e ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë Kimberly Riffe së bashku me Shqipe Durguti (koordinatore vendore e ICITAP-it për IPK-në) u takuan sot me Kryeshefin Ekzekutiv të IPK-së Kushtrim Hodaj.

Ky takim pune u mbajt në objektin e IPK-së në Hajvali në vazhdën e përkrahjes në vazhdimësi të ICITAP-it për Inspektoratin Policor të Kosovës ku i uruan Hodaj pozitën e Kryeshefit Ekzektiv, shkruan arbresh.info.
Kryeshefi Ekzekutiv falënderoi zyrtarët e ICITAP-it për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ICITAP po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe i njoftoi zyrtarët e ICITAP-it edhe për disa nga aktivitetet e IPK-së që janë realizuar në fillim të këtij viti.

Në takim ndër të tjerash, u diskutua për mundësitë e fuqizimit të këtij bashkëpunimi duke pasur parasysh rolin dhe mandatin ligjor të Inspektoratit Policor të Kosovës./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara