Si duket askujt nuk po i intereson më posti i rektorit. Javën e kaluar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për rektor në UP, mirëpo edhe pse kanë kaluar plotë shtatë ditë askush nuk ka aplikuar për këtë vend.
Burimet e Gazetës Express brenda rektoratit thonë se askush nuk ka aplikuar deri më tani.
“Deri më tani nuk ka aplikuar askush, nuk e di se cilat janë arsyet. Sidoqoftë ne shqiptarët e kemi zakon që punët t`i lëmë deri në ditën e fundit, kështu që ndoshta do të aplikojnë ditëve të fundit” tha burimi i Gazetës Express brenda rektoratit.
Konkursi për rektor mbetet i hapur deri më 01.03.2016.
Rikujtojmë se rektori Ramadan Zejnullahu javën e kaluar ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke mos mbetur askush si ushtrues detyre.
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...