Të premten, në senacën e Kuvendit Komunal të Prizrenit, asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bardhi Avdaj, i ka bërë një dhuratë të veçantë atij të Nismës Socialdemokrate, Pranverim Berisha.
Avdaj ia ka dhuruar Berishës një abetare dhe një fletore pune.
Këtë dhuratë s’e ka pranuar Berisha, por e ka mirëpritur kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi.
Avdaj për T7 ka treguar pse kishte vendosur t’i blente abetaren Berishës.
Asamblisti i PDK-së thotë se për këtë iniciativë kishte marrë përkahje të madhe nga votuesit e tij.
E, asamblisti i Nismës Socialdemokrate, përmes telefonit, i ka thënë T7 se nuk ka kohë të merret me gjëra që ai i ka quajtur të kota./T7/
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë