Stina e verës sjell më pranë pushimet, relaksin dhe argëtimin, por nuk është kështu për të gjithë.
Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se temperaturat e larta, zgjatja e ditës, pushimet jo mjaftueshmërisht të gjata, ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të shumë njerëzve.
Një grup studiuesish evropianë, pas një studimi të kryer pak kohë më parë, arritën në përfundimin se në gjendjen psikologjike të njerëzve ndikojnë gjashtë faktorë të ndryshëm si, temperatura, era, rrezet e diellit, reshjet, presioni i ajrit dhe kohëzgjatja e ditës.
Kjo ndjesi e krijuar prej stinës, që në psikologji njihet si “S.A.D” (Seasonal Affective Disorder. Shqetësime ndjesore sezonale), shfaqet më së shumti në fillim të stinës, pasi trupi i njeriut e ka më të vështirë përshtatjen.
Njerëzit të cilët ekspozohen jo mjaftueshëm në diell mund të përjetojnë edhe ndjesi depresioni, ndërsa ata që ekspozohen mjaftueshëm mund të ndjehen të lumtur. Por, asnjëherë nuk duhet të marrim për të mirëqenë lidhjen e motit dhe humorin tonë. /arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...