Gërmimet e varrezave masive të shqiptarëve në Rashkë të Serbisë ka tre javë që kanë filluar.
Paraditen e së hënës janë gjetur edhe disa mbetjeve mortore, që dyshohen se janë të shqiptarëve të Kosovës, shkruan abresh.info.
Në një deklaratë për arbresh.info, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka folur për këto gërmime.
Ai ka thënë se Prokuroria e ka lajmëruar gjykatën në Serbi dhe pasi që gjykatësi del në vendin e ngjarjes, mund të dimë se kur do të vazhdojmë me procedura të tjera
“Prokuroria e ka lajmëruar gjykatën në Serbi. Pasi gjykatësi del në vendin e ngjarjes, mund të dimë se kur do të vazhdojmë me procedura të tjera. Nuk mund të flas për numra shkaku i ndjeshmërisë”, ka deklaruar Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Ndërkaq, kujtojmë se gërmimet e varrezave masive në Serbi janë duke vazhduar ende./Arbresh.info
Lexo edhe:
Lexo edhe:
Lexo edhe:
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026