Inspektorati Policor i Kosovës njofton se sot është arrestuar një zyrtarë policor në Vushtrri si dhe ka rekomanduar suspendimin edhe të dy zyrtarëve të tjerë, njëri në Kaçanik e tjetri në Ferizaj.
Në njoftimin për media, IPK ka bërë të ditur se arrestimi i zyrtarit policor është bërë sot në mëngjes për një rast të gjuajtjes me armë zjarri, përcjell Arbresh.info.
Tutje, IPK thekson se një zyrtar tjetër policor në Kaçanik dyshohet për veprën penale “Kanosje”, ndërsa rasti në Ferizaj, zyrtari policor dyshohet për “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
“Pasi në këtë rast ishte përfshirë si i dyshuar një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, bazuar në autorizimet ligjore janë njoftuar hetuesit e IPK-së. Pas disa veprimeve hetimore, me dyshimin se ky zyrtar ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i njëjti është arrestuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
“Lidhur me rastin tjetër që raportohet të ketë ndodhur në Kaçanik, zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje” sipas nenit 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, përderisa vepra dyshohet të ketë ndodhur brenda objektit të stacionit policor. Hetuesit e IPK-së në këtë rast kanë rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari policor. Në një rast tjetër hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte me detyrë në stacionin policor të Ferizajt me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike””, thuhet në njoftim.
IPK theksoi se vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së standardeve të larta profesionale, respektimit të të drejtave të qytetarëve dhe fuqizimit të llogaridhënies brenda Policisë së Kosovës./Arbresh.info
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...